Pulsi-Dora


pulsi dora

Dora është një organ i veçantë, i cili lejon njerëzit të punojnë dhe të krijojnë. Dora për lehtësi studimi ndahet në pjesën dorsale (kurrizi) dhe palmare (pëllëmba). Rajoni palmar përmban nervat kryesorë, tendinet fleksore, dhe muskujt që na lejojnë të përkulim dhe lëvizim gishtat.

Rajoni palmar përmban nervat kryesorë, tendinet fleksore, dhe muskujt që na lejojnë të përkulim dhe lëvizim gishtat. Pjesa dorsale është zona e tendineve ekstensore që realizojnë shtrirjen e dorës dhe gishtave. Arkitektura kockore është komplekse: sipërfaqja distale e radiusit (njëra nga dy kockat e parakrahut) është pjesa kryesore e kyçit të dorës. Më distalisht ndodhen tetë kocka të vogla të kyçit të dorës të rreshtuara në dy radhë, të quajtura karpe dhe akoma më distalisht pesë metakarpe. Ka tre falangje për secilin gisht, me përjashtim të gishtit të parë që ka një falang proksimal dhe një distal.

Sëmundja artrozike shpesh prek dorën dhe rezulton në dhimbje, humbje e lëvizjes, dhe më vonë në deformim të saj. Ky proces e degjenerimi, mund të prekë më shpesh individë që gjatë jetës apo gjatë rrjedhës së aktiviteteve të tyre në punë pësojnë mikrotrauma apo realizojnë lëvizje të përsëritura e të vazhdueshme të dorës.

pulsi dora artroza

Në këtë seksion ne do të analizojmë patologjitë më të zakonshme në lidhje me këtë rajon të rëndësishëm anatomik, pa u futur në hollësitë e trajtimit të frakturave apo teknikat e shumta kirurgjikale.





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!