Fizioterapia


Fizioterapia është shkenca e rehabilitimit dhe trajtimit të pacientëve nëpërmjet mjeteve fizike. Është një degë e mjekësisë që kryhet nga fisioterapisti i cili ofron shërbimet e tij një ose shumë personave me qëllim rekuperimin e lëvizjes dhe funksioneve normale përgjatë gjithë fazave të jetës, sidomos në ato raste kur pacientët janë prekur nga sëmundje, faktorë ambientale, mosha e thyer apo kanë pësuar trauma.

fizioterapia

Fizioterapia synon të rekuperojë mirëqënien fizike, psikologjike, emozionale dhe sociale të pacientit. Për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi i fizioterapistit me pazienti, mjekun kurues, familjen etj. Fizioterapia vjen në ndihmë të shumë specialiteteve të ndryshme mjekësore dhe kirurgjikale si ortopedia, neurologjia, reumatologjia, geriatria, kardiologjia, pneumologjia, pediatria etj.

Objektivat kryesore të trajtimit fizioterapeutik janë:

♦ Reduktimi ose eleminimi i dhimbjeve dhe simptomave të tjera që shkaktojnë vuajtjet e pacientit.
♦ Normalizimi i strukturave neuro-muskulare që paraqesin probleme funksionale dhe simptomatike si kufizime të lëvizjes artikulare, çekuilibrime të forcave të tendosjes muskulare, etj.
♦ Rehabilitim funksional, pra rekuperimin e një aktiviteti normal në jetën e përditshme dhe punë.

Në këtë kapitull vëmëndja do të përqëndrohet në fizioterapinë dhe rehabilitimin e pacientëve pas operacioneve të ndryshme ortopedike.





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!