Nervi shiatik (Iskialgjia)


Është një dhimbje e referuar përgjatë anësisë së poshtme, me përhapje prapa dhe anash këmbës. Shfaqet në rreth 2-3% të popullatës dhe në pjesën më të madhe të rasteve është pasojë e patologjive të disqeve ndërvertebrore (herniet diskale). Prek njëlloj meshkujt dhe femrat, me shpeshtësi më të madhe në personat e shëndoshë dhe ata që bëjnë jetë sedentare.

iskialgjia nervi shiatik

Simptomat: pjesa më e madhe e pacientëve kanë pasur më parë dhimbje mesi. Dhimbja fillon në muskulin gluteal, shpesh pa një lokalizim të saktë, e zbret përgjatë kofshës e kërcirit, nganjëherë deri në këmbë. Shpesh dhimbja shfaqet edhe natën dhe mund të përkeqësohet në pozicionin ndenjur. Disa pacientë referojnë një ndjenjë mizërimesh dhe mpirje (ulje e ndjeshmërisë).
Në rastet më të përparuara mund të shfaqet mungesë e forcës muskulare dhe një ndjenjë "të ftohti" apo "të nxehti".

Megjithatë, dhimbja është simptoma më e shpeshtë dhe domethënëse. Ajo mund të mos lehtësohet nga asnjë lloj terapie me barna.

Diagnoza: rëndësi ka ekzaminimi klinik për të vlerësuar lëvizshmërinë e këmbëve, reflekset dhe forcën muskulare. Vlerësimi i territorit të përhapjes së dhimbjeve është shumë i rëndësishëm për diagnozën diferenciale me patologji të tjera. Specialisti mund të shfrytëzojë edhe ekzaminimet radiologjike standard, skanerin apo rezonancën manjetike, për të përjashtuar ose jo shtypjen e nervit nga hernia, dhe elektromiografinë për të vlerësuar përçueshmërinë nervore në territoret që inervohen nga nervi shiatik. Nganjëherë (rrallë) shiatiku është simptomë e patologjive më të rëndësishme, si siringomielia, skleroza laterale amiotrofike, proceset tumorale etj.

Terapia: trajtimi fillestar është përgjithësisht farmakologjik (me anti-infiamatorë josteroidë ose kortizonikë). Vetëm pas kalimit të fazës akute mund të fillohet një fizioterapi, si gjimnastika posturale, trajtimet osteopatike, masazhet dhe terapia me Tecar. Gjatë viteve të fundit kanë filluar të aplikohen të ashtuquajturat "blloqe analgjezike", d.m.th. infiltrime në nivel të rrënjëve të nervave të irrituar, me qëllim frenimin e procesit infiamator irritativ. Në rastet kur shiatiku është shkaktuar nga shtypja nga hernia diskale, shpesh zgjidhja është kirurgjikale (heqja e hernies së diskut). Duhet mbajtur parasysh që parandalimi kryhet nëpërmjet ushtrimeve fizike të përshtatshme dhe konstante; nganjëherë mjafton vetëm gjysmë ore në ditë për ta bërë shtyllën kurrizore elastike.





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!