Artroskopia e shpatullës


kirurgjia artroskopike artroskopia e shpatulles

Edhe kirurgjia artroskopike e shpatullës kryhet me anë të një telekamere dhe veglave të tjera të cilat, duke u futur brënda artikulacionit nëpërmjet çarjeve të vogla në lëkurë, bëjnë të mundur riparimin e dëmtimeve të ndryshme. Anestezia e përdorur është zakonisht loko-regjonale, pra me anë të barnave anestetike kryhet bllokimi i plexus brachial (një grup nervash që inervojnë shpatullën). Pacienti gjatë operacionit mund të qëndrojë plotësisht i zgjuar ose mund edhe ti bëhet nje sedacion i lehtë, pra te flejë gjumë normalisht pa qënë nevoja për një anestezi gjenerale.

Zakonisht operacioni zgjat nga 45 minuta deri në 1 orë e 30 minuta, në varësi te llojit të patologjisë dhe ndërhyrjes kirurgjikale që duhet kryer. Pas operacionit kirurgu mjekon plagët me garza dhe materiale të posaçme për të ruajtur higjenën dhe sterilitetin. Pacienti do të mbahet pak kohë në observacion në ambientet e sallës së operacionit dhe më pas do të trasferohet në repart.

kirurgji artroskopike artroskopia e shpatulles

Shumë pacientë dalin nga klinika të njëjtën ditë pas operacionit ose maksimumi të nesërmen pasi të ketë mbaruar edhe efekti i anestezisë. Pas operacionit pacienti nuk mund të ngasë makinën prandaj duhet të shoqërohet nga një person tjetër.

Pas operacionit dhimbjet në klinikë kontrollohen edhe nëpërjmet barnave të posaçme që i jepen pacientit në venë, ndërsa pas daljes nga klinika është e këshillueshme që në rast dhimbje të perdoren barna nga goja si paracetamol, tramadol, ketorolac etj. Në 48 orët e para pas operacionit përdorimi i bursës me akull mbi plagët ul ënjtjen dhe dhimbjet. Është e rëndësishme që për qetësimin e dhimbjeve të mos përdoret ASPIRINA pasi mund të shtojë hemorragjinë nga plagët.

Mjekimi i plagëve bëhet me benda të posaçme të cilat zakonisht hiqen pas 48 orësh dhe bëhet një mjekim tjetër duke i mbuluar plagët me benda te tjera më të vogla. Është normale që pas operacionit për disa ditë bendat e fashimeve të bëhen me njolla të vogla gjaku dhe uji. Shpesh pacienti ka edhe një ndjesi sikur ka lëng në brendësi të artikulacionit, i cili do të absorbohet gradualisht. Ditët e para pas operacionit nuk duhet larë shpatulla deri sa kirurgu të japë autorizimin pas vizitës së plagëve.

Megjithëse prerjet në lëkurë janë shumë të vogla, bëhet gjithmonë fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale të kryer brënda artikulacionit. Eksperienca shumëvjeçare e fituar në fushën e kësaj kirurgjie ka dëshmuar që janë të nevojshme disa javë për të arritur cikatrizimin e indeve artikulare, riparimi i plotë i të cilëve përfundon për disa muaj. Për këtë arsye këshillohet të bëhet kujdes në përdorimin e artikulacionit sipas rekomandimeve të kirurgut dhe në kryerjen e fizioterapisë në mënyrë korrekte (shiko edhe rehabilitimi pas operacionit të shpatullës)

kirurgji artroskopike artroskopia e shpatulles





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!