Kavilja-Këmba


Funksioni kryesor i këmbës dhe kaviljes është të lejojë një shpërndarje homogjene të mbështetjes ndërmjet këmbës dhe anësisë inferiore gjatë deambulimit dhe vrapimit. Këmba mund të ndahet në tre pjesë: tarsale, metatarsale dhe gishtat.

kemba kavilja

Pjesa tarsale përbëhet nga talusi, kalkaneusi, skafoidi, kuboidi dhe tre kockat kuneiforme. Pjesa metatarsale përbëhet nga pesë kockat metatarsale, ndërsa gishtat përbëhen gjithsej nga 14 kocka.

Artikulacioni i kaviljes përfshin tre kocka: Talusin, kalkaneusin dhe porcionet distale artikulare te tibias dhe fibulës që së bashku formojnë morsetën tibio-fibulo-talare. Një dhimbje në kavilje pas një traume, kërkon një egzaminim të kujdesshëm të strukturave anatomike kockore dhe të indeve të buta.

Në një person të moshuar, një dhimbje kronike që acarohet në aktivitet dhe qetësohet në pushim mund të jetë tregues i një procesi degjenerativ artrozik.
Është gjithmonë shumë e rëndësishme të vlerësohet mbështetja podalike qoftë statike apo dinamike për të verifikuar nëse keqformime të lindura apo alterime strukturale ndikojnë në mbingarkesë funksionale.

kemba kavilja






| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!