Dëmtimet e kërcit


Kartilago artikulare (kërci) është një ind elastik shumë rezistent ndaj presionit dhe tërheqjes. Funksioni i tij kryesor është që të ulë forcat e fërkimit midis kockave dhe normalisht sipërfaqja e tij paraqitet e lëmuar. Qelizat e indit kërcor, kondrocitet, prodhojnë substancen bazë të këtij indi e cila ka karakteristikën të jetë pak e vaskularizuar. Gjatë jetës rezistenca dhe sipërfaqja e lëmuar e kërcit mund të dëmtohet nga një sërë faktorësh që e ekspozojnë para dëmtimeve pak a shumë të rënda. Disa persona kanë një predispozicion gjenetik të trashëguar që të zhvillojnë një degjenerim të parakohshëm (në përgjithësi kërci tek këta persona është më i butë dhe i deformueshëm), ndërsa të tjerë megjithëse kryejnë aktivitet sportiv ose punë të rënda nuk zhvillojnë patologji të veçanta të kërcit.

gjuri demtimet e kercit

Kërci normal i parë me artroskopi

gjuri demtimet e gjurit

Kërci i dëmtuar i parë me artroskopi

Dëmtimet ndahen në:

1. Parësore ose post-traumatike: si frakturat, distorsionet, origjina gjenetike etj.
2. Dytësore ose degjenerative: të shkaktuara nga konsumimi, sëmundjet metabolike.

Patologjitë e kërcit të gjurit janë shumë të shpeshta dhe shfaqen edhe në moshë të re (lexoni edhe argumentet e kondropatisë evolutive, kondropatisë juvenile, transplantit autolog të kondrociteve). Në kuadrin e patologjive të kërcit, vlen të nënvizohen studime të rëndësishme që aktualisht synojnë në trasforminim e qelizave staminale në qeliza të indit kërcor në mënyrë që të bëhet transplant. Aktualisht kërci i dëmtuar ka filluar të kurohet me transplant të qelizave kartilagjinoze të marra nga pacienti. Me anë të kësaj metode të re, kondrocitet mund të prodhohen në sasi të mëdha dhe mund të përdoren për kurimin e këtyre dëmtimeve. Mundësia e përdorimit të qelizave staminale për prodhimin e indit kartilagjinoz hap dyer të reja në kurimin e patologjive të artikulacioneve.






| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!