Kirurgjia Artroskopike


Artroskopia është një teknikë relativisht e re që ka rivolucionuar kirurgjinë ortopedike në vitet e fundit. Fjala "artroskopi" e ka prejardhjen nga greqishtja dhe do të thotë "të shohësh brënda artikulacioneve".
Në fakt, mundësia për të trajtuar patologji artikulare pa përdorur prerje të mëdha operatore dhe mbi të gjitha, me më tepër cilësi kirurgjikale, ka lejuar që të kryhen ndërhyrje më preçize e me rezultate më të mira për sa i përket ripërtëritjes funksionale, komplikimeve pas operacionit etj. Artroskopi është një sondë metalike e hollë e cila ka një sistem lentesh zmadhuese. Nëpërmjet fibrave optike artroskopi lidhet me ekranin e monitorit. Me këtë sitem kirurgu ka një vizion optimal të artikulacionit duke bërë vetëm disa çarje shumë të vogla në lëkurë. Vetëm një çarje e madhe e lëkurës do të bënte të mundur që kirurgu të ketë të njëjtën pamje që i ofron teknika e artroskopisë.

kirurgji artroskopike

Vantazhet e artroskopisë janë: një vizion i zmadhuar i pjesëve artikulare që i jep mundësinë kirurgut të vlerësojë më mirë patologjitë, një rrezik shumë më i vogël për infeksion të plagës kirurgjikale, një rekuperim funksional më i shpejtë dhe më i mirë i artikulacionit. Prej vitesh përdoret me sukses artroskopia e gjurit dhe e shpatullës por këto vitet e fundit ka marrë zhvillim edhe kirurgjia artroskopike e artikulacionit kokso-femoral dhe kaviljes.

Shpikja dhe përdorimi i veglave artroskopike më të vogla ka mundësuar edhe artroskopinë e bërrylit dhe të pulsit.





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!