Menisqet


Menisqet janë struktura fibro-kartilagjinoze me formë si "C" të vendosura midis femurit dhe tibias në anën e brëndshme dhe të jashtme të gjurit. Menisqet janë dy (menisku i brëndshëm apo medial dhe ai i jashtëm apo lateral) dhe janë të përbërë nga një ind shumë i fortë fibro-kartilagjinoz. Duke punuar si amortizatorë të vërtetë funksioni i tyre konsiston në ruajtjen e sipërfaqeve artikulare të gjurit, absorbimin e goditjeve, stabilitetin artikular, rritjen e sipërfaqes së kontaktit midis femurit dhe tibias dhe lubrifikimin e gjurit.

gjuri menisqet menisku

Humbja e meniskut e pjesëshme apo e plotë, ul në mënyrë sinjifikative këto funksione dhe e çon artikulacionin drejt degjenerimit të parakohshëm. Përveç kësaj, meqenëse dëmtimet traumatike akute të menisqeve ndodhin zakonisht tek personat e rinj të moshës 13-40 vjeç, është e një rëndësie te veçantë të ruhen menisqet dhe të minimizohen këto modifikime degenerative të artikulacionit të gjurit. Dëmtimet e menisqeve janë më të shpeshta tek meshkujt me një raport 3:1 në krahasim me femrat. Kjo për arsye se meshkujt kryejnë aktivitet sportiv më shumë se femrat. Përsa i përket mekanizmit patogjenetik që çon në dëmtimet e menisqeve dallohen ty lloje: akut dhe degjenerativ.

Dëmtimet akute shkaktohen në pjesën më të madhe të rasteve nga një traumë distorsive (përndrydhje) të gjurit, ndërsa dëmtimi degjenerativ shkaktohet nga një konsumim i tepruar i meniskut i lidhur me kalimin e moshës. Trauma tipike e meniskut shpesh vjen si rrjedhojë e një rotullimi të trupit me këmbën të fiksuar në tokë.

gjuri menisqet menisku
Shembull i dëmtimit të meniskut të brëndshëm dhe të jashtëm.

Simptomat: Pacienti ndjen një dhimbje të papritur në gju, në shumicën e rasteve në anën e brëndshme e ndjekur nga një impotencë funksionale, nga një ndjesi bllokimi dhe nga një herë edhe një bllokim i plotë artikular me fryrje të gjurit me likid. Tramua mund të shkaktohet edhe duke u ulur në gjunjë apo edhe gjatë aktivitetit të përditshëm si hypja në makinë. Megjithëse është e vërtetë që në moshat e thyera menisqet mund të çahen edhe pa trauma, pasi në shumicën e rasteve janë të degjeneruar, është gjithmonë e këshillueshme të kërkohet në anamnezë shkaku i dëmtimit. P. sh. Një dhimbje në të dy anët e gjurit ka shumë mundësi të jetë një problem i kartilagos (kërcit) dhe jo një dëmtim meniskal. Dëmtimet e menisqeve mund të shkaktojnë ndonjëherë edhe bllokim të plotë artikular sidomos në personat e rinj dhe shpesh shoqërohen me dëmtim të legamentit kroçat anterior. Bllokimi shkaktohet nga zhvendosja e fragmentit të meniskut në brëndësi të gjurit duke penguar shtrirjen e plotë. Në këtë rast ndërhyrja kirurgjikale e artroskopisë duhet kryer sa më parë të jetë e mundur. Në shumicën e rasteve çarja e meniskut jep një shqetësim me ndërprerje, pra jo të vazhdueshme. Veçanërisht një lëvizje rotulluese provokon një riakutizim të dhimbjes e shoqëruar shpesh edhe me versament artikular, me kufizim të shtrirjes dhe përthyerjes së gjurit dhe ulja në gjunjë shoqërohet me dhimbje.

Diagnoza: Testi i rrotullimit të tibias shkakton dhimbje në anën e meniskut të dëmtuar po ashtu edhe kur shtypet me gisht. Egzaminimi i rezonancës manjetike nukleare është i nevojshëm për të vënë një diagnozë të saktë dhe për të vendosur mbi terapinë e duhur.

Terapia: Zhvillimi i teknikave të reja të cilat synojnë të ruajnë këto struktura të rëndësishme ka bërë që të braktiset tashmë kirurgjia e hapur e cila kishte si qëllim heqjen totale të meniskut. Trajtimi i dëmtimeve meniskale varet sipas gradës së dëmtimit. Fizioterapia shpesh nuk arrin të zgjidhë problemin ose në rastin më të mirë mund të reduktojë për një periudhë kohe dhimbjet. Zgjidhjen përfundimtare të kësaj patologjie e jep kirurgjia artroskopike:

gjuri menisqet menisku gjuri menisqet menisku

Meniskektomia selektive: Bëhet fjalë për prerjen e pjesshme vetëm të copës së çarë dhe rregullimin e pjesës së mbetur të meniskut duke ruajtur sa më shumë të jetë e mundur "murin meniskal" i cili është shumë i rëndësishëm për ri-vaskularizimin e meniskut dhe për funksionimin e tij si amortizator.

Qepja e meniskut: Nëse çarja është periferike në të ashtuquajturën "zona e kuqe" pra e vaskularizuar, sot preferohet që të qepet menisku i çarë pasi në këtë zonë furnizimi me gjak është i mjaftueshëm për të shëruar dëmtimin. Qepja mund të kryhet me teknika dhe materiale të ndryshme dhe bëhet e gjitha me artroskopi. Preferohet të bëhet sa më shpejt pas traumës në mënyrë që të arrihet një vaskularizim dhe cikatrizim sa më i shpejtë.

gjuri menisqet menisku

Anestezia: Artroskopia për dëmtimet meniskale mund të bëhet me anestezi lokale, pra injektohet anestetiku me një shiringë në pikat e hyrjes në gju të telekameras së artroskopisë, anestezi loko-regjionale, (anestezi spinale ose bllokim i nervave femoral dhe shiatik) dhe totale sipas patologjisë, gjëndjes së përgjithshme të pacientit dhe kërkesave të tij.

Rekuperimi pas operacionit: Ngritja në këmbë dhe ecja është e mundur në shumicën e rasteve, disa orë pas operacionit, me ngarkesë totale, por sidoqoftë është e kushtëzuar nga patologjia dhe nga lloji i operacionit të kryer nga kirurgu.

Rekuperimi pas operacionit: Ngritja në këmbë dhe ecja është e mundur në shumicën e rasteve, disa orë pas operacionit, me ngarkesë totale, por sidoqoftë është e kushtëzuar nga patologjia dhe nga lloji i operacionit të kryer nga kirurgu.

Sapo të jetë e mundur, këshillohet të fillohet me ushtrime të stretching (tërheqje) dhe për forcimin e muskujve, me ushtrime të llojit izometrik, per muskulin kuadriceps femoral dhe për rekuperim artikular të fleksionit dhe ekstensionit.

gjuri menisqet menisku

Ushtrim stretching për muskujt kuadriceps dhe fleksorë të gjurit

gjuri menisqet menisku

Ushtrim i forcimit izometrik të muskulit kuadriceps femoral

Menjëherë pas operacionit dhe gjatë javës së parë, mund të vihet sipër gjurit një qese e posaçme me akull për 20 minuta 4-5 herë në ditë e cila ndihmon të evitohet reaksioni inflamator pas operacionit.
Kthimi në aktivitet pune të plotë vjen zakonisht pas 7-14 ditësh nga operacioni, por kjo periudhë kohe mund të ndryshojë sipas llojit të dëmtimit, sipas patologjive të tjera që mund të ketë pacienti, llojit të ndërhyrjes dhe rikuperimit personal të pacientit.
Nëse dhimbjet vazhdojnë, këshillohet të kontaktohet mjeku për të aplikuar një terapi analgjezike të përshtatshme. Një dhimbje e vogël në vrimat e plagës kirurgjikale është më se normale deri 4-5 javë pas operacionit dhe përgjithësisht nuk është për tu shqetësuar. (Lexo edhe kapitullin e fizioterapisë)





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!