Opinionet e Pacientëve



odise roshi (futbollist) pacient oit


Pacienti: Odise Roshi (Futbollist)
Vendbanimi: Fier
Data e operacionit: shtator 2010
Operacioni: Artroskopi menisku

Përshtypjet e pacientit
Falenderoj stafin e Ortopedisë Italiane për përkushtimin dhe ndërhyrjen kirurgjikale, të cilët bënë të mundur kthimin tim në fushat e blerta. Ju falenderoj.

erbim fagu (futbollist) pacient oit


Pacienti: Erbim Fagu (Futbollist)
Vendbanimi: Tiranë
Operacioni: Rikostruksion i legamentit kroçat

Përshtypjet e pacientit
Opinioni për operacionin që bëra nga stafi i OIT në Romë është mjaft pozitiv. Më kanë pritur shumë mirë që në momentin e parë veçanërisht dr. Skerdi. Falenderoj edhe dr. Rafaele per shpjegimin me imtësi të problemit që kisha. Operacioni është kryer në kushte shumë komode ku çdo gjë ka qënë në gatishmërinë time. Gjatë qëndrimit në klinikë në Romë kam pasur shërbimin më të mirë të mundshëm nga stafi i klinikës. Me respekt, Erbim Fagu

aranit lulaj arbiter pacient oit


Pacienti: Aranit Lulaj (Arbitër)
Vendbanimi: Vlorë
Data e operacionit: Nëntor 2009
Operacioni: Artroskopi gjuri, menisk

Përshtypjet e pacientit
Falenderoj nga zemra stafin e Ortopedia Italiane në Tiranë për punën e shkëlqyer që kanë bërë për operacionin e artroskopisë së gjurit dhe mbi të gjitha për humanizmin e tyre. Respekte të veçanta për mikun tim dr. Skerdin.
Aranit Lulaj

julian gerco (futbollist) pacient oit


Pacienti: Julian Gerço (Futbollist)
Vendbanimi: Fier
Data e operacionit: Nëntor 2009
Operacioni: Legament krocat

Përshtypjet e pacientit
Falenderoj stafin e Ortopedisë ITALIANE për ndërhyrjen kirurgjikale, që më bënë të rifilloj sërisht sportin. Doktorat më kanë qëndruar pranë deri në rikuperim të plotë 100%
Ju falenderoj nga zemra, Julian Gerço

esma hajro pacient oit


Pacienti: Esma Hajro
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: janar 2010
Operacioni: Protezë e kokso-femorale

Përshtypjet e pacientit
Unë, Esma Hajro jam operuar nga stafi i Ortopedia Italiane në Tiranë profesor Morasso dhe doktor Lasagna dhe jam shumë i kënaqur nga shërbimi dhe nga interesimi i tyre i vazhdueshëm. Unë ndihem shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem. Esma Hajro

armand myrtaj (futbollist)  pacient oit


Pacienti: Armando Myrtaj (Futbollist)
Vendbanimi: Vlorë
Data e operacionit: Mars 2010
Operacioni: rikostruksion i legament kroçat

Përshtypjet e pacientit
Jam shumë i kënaqur me operacionin, që më është bërë dhe e falenderoj përzemërsisht stafin e Ortopedisë Italiane, që bëri të mundur rikthimin tim në fushën e futbollit. I falenderoj, që më qëndruan pranë deri në rikuperim të plotë. Me respekt, Armand Myrtaj

oriad beqiri (futbollist)  pacient oit


Pacienti: Oriad Beqiri (Futbollist)
Vendbanimi: Vlorë
Data e operacionit: Mars 2010
Operacioni: Artroskopi gjuri, menisk

Përshtypjet e pacientit
Po e nis me një falenderim për stafin e Doktorave të Ortopedisë Italiane në Tiranë, që mundësuan rikthimin tim në fushat e futbollit në kohën më të shpejtë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën, se si ata u sollën me mua në momentin, që unë kisha nevojë për ta, para dhe pas operacionit. Dhe një herë i falenderoj nga zemra.
Oriad Beqiri

Elio Muçaj pacient oit


Pacienti: Elio Muçaj
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: Mars 2010
Operacioni: Rikostruksion i legamentit kroçat

Përshtypjet e pacientit
Gjej rastin të falenderoj të gjithë stafin e Ortopedia Italiane në Tiranë për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, si para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale. Janë me të vërtet profesionistë dhe me siguri do të jenë një shtytje shumë e fortë për zhvillimin e mjekësisë sportive në Shqipëri. I uroj sinqerisht gjithë të mirat dhe suksese të mëtejshme.
Faleminderit. Me respekt, Elio Mucaj

mimoza curri  pacient oit


Pacienti: Mimoza Curri
Vendbanimi: Shkodër
Data e operacionit: Mars 2010
Operacioni: Protezë kokso-femorale

Përshtypjet e pacientit
Kanë kaluar rreth 5 muaj nga dita kur nusja ime është operuar pranë kësaj klinike, dhe jemi shumë të kënaqur me gjithë personelin. Me operacionin, komunikimin, korrektësinë që i karakterizojnë gjatë gjithë kohës dhe sot që po shkruaj. Nuk di cilin nga doktorët të përmend me parë, qoftë specialistët italianë deri tek Dr. Faria e Dr. Duni. Të më falin Dr. e tjerë për mospermendjen e emrave. Ju lumshin duart e jetë të gjatë klinikës.

elio dubali(futbollist) pacient oit


Pacienti: Elio Dubali (Futbollist)
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: Maj 2010
Operacioni: rikostruksion i legamentit kroçat

Përshtypjet e pacientit
I kënaqur me trajtimin para dhe pas operacionit. Përshtypjet më të mira për Doktorin dhe stafin që më operoi.
Elio Dubali

norion spaho futbollist  pacient oit


Pacienti: Norion Spaho (Futbollist)
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: Maj 2010
Operacioni: rikostruksion i legamentit kroçat

Përshtypjet e pacientit
Jam shumë i kënaqur me operacionin, që më kanë bërë. Një gjë, që më bëri përshtypje ishte, se në momentin, që Doktorët po lyenin këmbën me jodio, ishin shumë të kujdesur për punën, që bënin dhe janë profesionistë të vërtetë. Dua ti falenderoj nga zemra që më bënë dhe një herë të rikthehem në fushë. Suksese. Norion Spaho

hide elezi pacient oit


Pacienti: Hide Elezi
Vendbanimi: Kavajë
Data e operacionit: Qershor 2010 dhe tetor 2010
Operacioni: Protezë kokso-femorale operuar të dyja këmbët

Përshtypjet e pacientit
Jam operuar nga ekipi Ortopedik Italian në një operacion shumë të rëndë. Janë shumë specialistë, edukativë, humanist, për punën që kanë bërë në një specialitet shumë bashkëkohore duke mos përjashtuar dhe specialistët shqiptarë shumë të zotë e me një kulturë të lartë humane. Unë zonja Hide i falenderoj për punën që kanë bërë.

albano caushaj (futbollist) pacient oit


Pacienti: Albano Caushaj (Futbollist)
Vendbanimi: Vlorë
Data e operacionit: shtator 2010
Operacioni: Artroskopi menisku

Përshtypjet e pacientit
Jam shumë i kënaqur me trajtimin e bërë nga Ortopedët italianë. Operacionin ma bënë shumë mirë. I falenderoj për punën, që bënë dhe i uroj suksese. Albano Caushaj

remzie gorani pacient oit


Pacienti: Remzie Gorani
Vendbanimi:
Data e operacionit: tetor 2010
Operacioni: Protezë kokso-femorale

Përshtypjet e pacientit
Falenderimet më të përzemërta për stafin e Ortopedisë Italiane në Tiranë, të cilët mundësuan shërimin tim. Është një staf i përkushtuar dhe me një sjellje për tu lavdëruar. Uroj që gjithnjë të kenë rezultate sa më të suksesshme, si rasti im.
Shumë faleminderit
Remize Gorani

mirrhair durmishi pacient oit


Pacienti: Mirrahir Durmishi
Vendbanimi: Durrës
Data e operacionit: tetor 2010
Operacioni: Protezë kokso-femorale

Përshtypjet e pacientit
Falenderoj doktorët italianë. Janë shumë të specializuar në operacionin tim. Më kanë bërë një operacion model me aparatura të kohës. Pas një muaji fillova të ecë pa paterica. Jam i kënaqur dhe i përgëzoj Dr. Morasson me kolegun e tij. Kam respekt të madh për Dr. Skerdilajdin, që është kujdesur jashtëzakonisht. Falenderoj edhe Dr. Arditin.

mirdon habibaj (futbollist) pacient oit


Pacienti: Mirdon Habibaj (Futbollist)
Vendbanimi: Kosovë
Data e operacionit: nëntor 2010
Operacioni: rikostruksion i legamentit kroçat

Përshtypjet e pacientit
Unë quhem Mirdon Habibaj, 21 vjec dhe veten e gjeta më së miri në Ortopedinë Italiane në Tiranë, ku pata shërim shumë të mirë. Para se te vija këtu, kisha shumë probleme me këmbën dhe kur dëgjova intervenova shumë shpejt ku gjithcka u bë mirë saqë më parë me doktorët e Kosovës nuk mundja të gjej problemin tim, ju falenderoj shumë gjithë Klinikës. Mirdon Habibaj

monika leka  pacient oit


Pacienti: Monika Leka
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: nëntor 2010
Operacioni: rikostruksion i legamentit kroçat

Përshtypjet e pacientit
Falenderoj përzemërsisht stafin e Ortopedisë Italiane për përkushtimin e tyre, profesionalitetin, komunikimin dhe gjithcka tjetër që më ndihmoi të ndihem sërish "e aftë" për të ecur normalisht. Falenderoj gjithashtu të gjithë anëtarët e Klinikës për mikpritjen e tyre. Ju uroj gjithë të mirat në karrierën tuaj profesionale.

artemida myrto (basketbolliste) pacient oit


Pacienti: Artemida Myrto (Basketbolliste)
Vendbanimi: Vlorë
Data e operacionit: nëntor 2010
Operacioni: rikostruksion i legamentit kroçat

Përshtypjet e pacientit
Unë, Artemida Myrto paciente e Ortopedia Italiane në Tiranë falenderoj përzemërsisht gjithë stafin mjekësor për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndaj meje. Kjo Klinikë mundësoi operimin tim si dhe më rikthyen përsëri pasionin tim të përhershëm të lojës së bukur të basketbollit.

sinan sinaj (futbollist) pacient oit


Pacienti: Sinan Sinaj (Futbollist)
Vendbanimi: Vlorë
Data e operacionit: dhjetor 2010
Operacioni: rikostruksion i legamentit kroçat anterior

Përshtypjet e pacientit
Unë, Sinan Sinaj pacient i Ortopedia Italiane në Tiranë jam shumë i lumtur për punën, që doktorët ose më saktë mjeshtrat kryen. Falenderoj shumë ekipin kirurgjikal të Ortopedisë Italiane në Tiranë për punën e lodhjen që më kushtuan. Dhe një herë i falenderoj shumë nga zemra.

rustem hoxha pacient oit


Pacienti: Rustem Hoxha (Futbollist)
Vendbanimi: Shijak
Data e operacionit: dhjetor 2010
Operacioni: rikostruksion i legamentit kroçat dhe qepje menisku

Përshtypjet e pacientit
Unë, si pacient kam shumë përshtypje të mira për ekipin kirurgjikal të Ortopedisë Italiane për punën, që kanë bërë për mua. I falenderoj shumë. Rustem Hoxha

bajram ballabani pacient oit


Pacienti: Bajram Ballabani
Vendbanimi: Burrel
Data e operacionit: janar 2011
Operacioni: hallux valgus të dy këmbët

Përshtypjet e pacientit
Unë, pacienti Bajram Ballabani, jam shumë i kënaqur për shërbimin korrekt të doktor Skerdit dhe doktorit italian dhe për operacionin cilësor, që më bënë dhe i falenderoj shumë nga zemra. Ju faleminderit. Bajram Ballabani

ikbale golemi pacient oit


Pacienti: Ikbale Golemi
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: shkurt 2011
Operacioni: Protezë gjuri

Përshtypjet e pacientit
Jam një paciente nga Vlora, 62 vjece, peshoj 120 kg, me probleme të mëdha (artrit në kocka). Jam operuar me protezë gjuri, me sakrificë shumë të madhe ekonomike u detyrova te kryej këtë operacion, se nqs. nuk e kryeja brenda muajit, mund te paralizohesha. Jam tepër e kënaqur nga stafi i mjekëve që më operuan, në vecanti nga Dr. SKERDILAJD FARIA. Ua rekomandoj të gjithë qytetarëve që kanë problemin tim.

roland islami pacient oit


Pacienti: Roland Islami
Vendbanimi: Vlorë
Data e operacionit: Shkurt 2011
Operacioni: Protezë kokso-femorale

Përshtypjet e pacientit
Mundesia mu dha të njoh një personel të nivelit të lartë mjekësor, që bënë mrekullinë, me operacionin e nivelit të lartë, në këmbën e majtë të djalit tim, Rolandit. Suksesi i arritur tejkalon shpenzimet. Shërbim i shkëlqyer. Rregulli e pastërtia shembullore. Kultura e niveli i marrëdhënieve personel-pacient i lartë. Dr. Morasso me kompetencën e tij drejtonte bukur. Dr.Lasagna punë shumë e fjalë pak. Nuk e harroj kurrë doktorin e ëmbël, të dashur, shembullor Skerdi Faria. Falenderoj dr. Dunin. Menaxheren e mirë Rudi, që në kontaktin e parë na ka ndihmuar pa masë. Falenderoj infermjeret shembullore Ezveke dhe Erda.

florenc qosja pacient oit


Pacienti: Florenc Qosja
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: shkurt 2011
Operacioni: Tendini i Akilit

Përshtypjet e pacientit
Jam i impresionuar nga profesionalizmi dhe mirësjellja e personelit, vecanërisht komunikimi me Dr.Skerdin më ka lënë përshtypje mjaft të mira. Në fazën post-operative kam qenë nën kujdesje dhe konsultë të rregullt me Dr. Dunin. Dëshiroj të theksoj se komunikimi i sekretares (Jeta) ka qenë gjithmonë i sjellshëm dhe shumë i shpejtë. Sugjeroj që të bëhet pak më tepër kujdes në caktimin e orës të operacionit, në mënyrë që pacienti të këtë kohën e mjaftueshme të përgatitet nga ana emocionale.

fatjon lika pacient oit


Pacienti: Fatjon Lika (Futbollist)
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: Shkurt 2011
Operacioni: Rikostruksion i legamentit kroçat anterior

Përshtypjet e pacientit
Jam shumë i kënaqur nga puna e doktorëve të Ortopedisë. është bërë një punë mjaft e mirë. Sidomos edhe interesimi ka qenë maksimal nga ana e gjithë stafit si gjatë qëndrimit në spital ashtu edhe gjatë qëndrimit jashtë tij.
Me respekt, Fatjon Lika

astrit zallina pacient oit


Pacienti: Astrit Zallina
Vendbanimi: Shkodër
Data e operacionit: Shkurt 2011
Operacioni: Rikostruksion i legamentit kroçat anterior

Përshtypjet e pacientit
Do doja të mos shprehesha, që tani pasi është një çikë herët, por deri tani jam i kënaqur, pasi rezultati është herët të shihet ashtu si duhet.
Astriti

lorenc gjoka pacient oit


Pacienti: Lorenc Gjoka
Vendbanimi: Vlorë
Data e operacionit: Mars 2011
Operacioni: Menisk

Përshtypjet e pacientit
Jam shumë i kënaqur dhe i privilegjuar nga nje staf i aftë profesionalisht. Falenderoj veçanërisht Dr. Cotronen, Dr. Skerdin, Dr. Dunin, që me krijuan një ambjent ideal për interventin. Falenderoj edhe një herë të gjithë stafin.
Me respekt,
Lorenc Gjoka

mirel cota pacient oit


Pacienti: Mirel Cota (Futbollist)
Vendbanimi:
Data e operacionit:
Operacioni:

Përshtypjet e pacientit
Jam shumë i kënaqur nga profesionalizmi dhe mirësjellja e Doktorëve të Ortopedisë Italiane në Tiranë. Dua të falenderoj në vecanti Dr. Skerdin dhe Dr. Cotronen për punën dhe lodhjen, që më kushtuan. Rezultati i operacionit ishte shumë i mirë.
Me respekt, Mirel Cota.

erald pustina futbollist pacient oit


Pacienti: Erald Pustina (Futbollist)
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: Mars 2011
Operacioni: Legament krocat

Përshtypjet e pacientit
Për sa i përket opinionit tim stafin e Ortopedia Italiane në Tiranë do të thoja që ishte shumë e pëlqyeshme. Kam një konsideratë të lartë për të gjithë stafin në vecanti për dr. Cotrone dhe dr. Skerdin, të cilët morën pjesë në ndërhyrjen time. Kujdesi postoperator ishte shumë i mirë dhe interesimi i stafit gjithashtu. Kalofshit mirë dhe punë të mbarë. Me shumë respekt, Erald Pustina

liljana rusi


Pacienti: Liljana Rusi
Mosha: 60 vjeç
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: Prill 2011
Operacioni: Artroskopi e shpatullës

Përshtypjet e pacientit
Konsideratë dhe mirënjohje për nivelin e lartë të profesionalizmit të grupit të mjekëvë, që morën pjesë në operacion dhe në trajtimin pas operacionit. Dy muaj pas operacionit ndihem shumë më mirë. Gjithashu shpreh mirënjohje për asistenten e klinikës, për mirësjelljen dhe komunikimin në marrëdhënie me publikun.
Liljana Rusi

dhimiter meci


Pacienti: Dhimitër Meci
Mosha: 57 vjeç
Vendbanimi: Tiranë
Data e operacionit: Maj 2011
Operacioni: Hernie çervikale

Përshtypjet e pacientit
Respekt për profesionalizëm dhe përkushtim të ekipit mjekësor të Klinikës Ortopedia Italiane, në operacionin e kryer për hernie cervikale ndaj meje. Sot pas tri javësh nga kryerja e operacionit e ndiej vehten gati të reabilituar. Faleminderit Dr.Faria. Faleminderit Ortopedia Italiane. Faleminderit Neurokirurgut.
Më 25.06.2011 Dhimitër Meci

Elsa Hoxha


Pacienti: Elsa Hoxha
Vendbanimi: Elbasan
Data e operacionit: Maj 2011
Operacioni: Protezë gjuri

Përshtypjet e pacientit
Jam operuar nga duart e ARTA të stafit të "Ortopedia Italiane". Punë e shkëlqyer, sukses i jashtëzakonshëm në kufijtë e humanizmit dhe përkushtimit. I falenderoj përzemërsisht këta mjeshtra të "ARTIT TE ORTOPEDISE", stafin italian dhe në veçanti të mrekullueshmin dhe të paarritshmin Dr. Skerdin. Do të jeni pranë zemrës time dhe në mendje, përgjithmonë. Suksese në punën tuaj.
Me respekt, Elsa Hoxha





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!