Patologjitë Pediatrike


patologjite pediatrike

Patologjitë ortopedike të moshave pediatrike, kanë karakteristika shumë të ndryshme krahasuar me të rriturit.

Trauma për shembull, është shumë heterogjene, sepse ajo përfshin një gamë të moshave duke filluar nga 3 vjeç deri në adoleshencë dhe është jashtëzakonisht e ndryshueshme sipas vendit të dëmtimit dhe moshës së fëmijës.

Dëmtimet e kockave janë të përfaqësuara nga frakturat. Në të vërtetë, në më të shumtën e rasteve bëhet fjalë për ndërprerje të pjesshme të integritetit kockor pa spostime të mëdha apo të ashtuquajturat "fraktura të shkopit të gjelbër" të cilat trajtohen në mënyrë konservative dhe shërohen me sukses.

Në rastet kur spostimi i fragmenteve kockorë është i plotë ndërhyrja kirurgjikale duhet të jetë sa më pak invasive.

Kërkesa për invazivitet minimal, është për shkak të faktit që në moshat pediatrike dhe adoleshente (deri në 13 vjeç), janë akoma të hapura zonat e rritjes me bërthamat përkatëse epifizare.

Dëmtime akute në nivelin meta-epifizar, janë të rrezikshme për interferenca të mundshme në proceset e rritjes normale dhe mund të çojnë në pasoja të përhershme ndonjëherë edhe kur trajtohen siç duhet.

patologjite pediatrike





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!