Sëmundja e Sudeck


Është një dekalçifikim kockor loko-regjonal. Faktorët që e shkaktojnë janë shpesh traumat (fraktura, përndrydhje) pas të cilave është mbajtur artikulacioni i bllokuar për një kohë të gjatë apo manovrat e reponimit të gabuara. Të tjera shkaqe janë edhe infeksionet, osteomieliti, vaskulopatitë. Rreziku rritet sidomos në pacientët diabetikë. Kjo sindromë, ndërsa është e pazakontë tek fëmijët dhe adoleshentët, është shumë e shpeshtë tek të moshuarit (nga pakësimi i metabolizmit kockor). Më shumë preket seksi femër (4:1) dhe pjesët e poshtme të trupit. Në bazë të këtij çrregullimi qëndron një çekuilibrim i sistemit nervor simpatik, i cili shkakton një çrregullim të mikroqarkullimit të indit kockor.

semundja e sudeck

Simptomat: ndjesi e një dhimbje të thellë edhe në gjendje qetësie, në zonën e interesuar (më shpesh këmba dhe pjesa e poshtme e kërcirit), ndryshim i ndjeshmërisë ndaj prekjes, ndryshim i temperaturës lokale, enjtje, ndryshime të lëkurës (skuqje, nxehje).

Këmba ka pamundësi thuajse të plotë për tu përdorur. Pacienti ankon për dhimbje gjatë përdorimit të këmbës dhe gjatë prekjes me gisht të zonës së interesuar, madje edhe në pjesët e këmbës fqinjë me vendin e dëmtimit parësor.

Diagnoza: gjithmonë kryhet një ekzaminim radiologjik krahasues (i të dy këmbëve) për të vënë në dukje ndonjë ulje të dendësisë kockore të trabekulave (si njollat e leopardit).

Nganjëherë mund të këshillohet një skaner dhe një shintigrafi kockore. Ekzaminimi klinik dhe të dhënat e historisë mjekësore të pacientit (p.sh. gjendje pas një frakture, mënyra e shërimit, simptomatologjia e referuar etj.) na orientojnnë drejt një diagnoze të saktë.

Mjekimi: përshkruhen barna që rrisin metabolizmin kockor, nxitet vazodilatacioni periferik, përdoren antiinflamatorë josteroidë, cikle fizioterapie të asistuar me përdorim të aparateve biostimuluese, si tecar dhe magnetoterapia, hidrokineziterapia etj. Është shumë e rëndësishme që pacienti, edhe nëse ndjen një dhimbje jo të fortë, ta shtojë aktivitetin e pjesës së prekur, për të stimuluar rifillimin e aktivitetit kockor.





| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!