Shpatulla


Shpatulla është kyçi që mund të kryejë numrin më të madh të lëvizjeve në hapësirë.
shpatulla

Koka e humerusit (kocka e krahut) ka formë sferike, ndërsa zgavra glenoidale ka formë ovale dhe përmasa më të vogla se ato të kokës së humerusit, faktikisht sa një e treta e sipërfaqes artikulare të kësaj koke. Ky fakt nënkupton një liri të madhe lëvizjesh të këtij kyçi, por me një qëndrueshmëri artikulare të ulët, prandaj ky kyç është ai që pëson luksacionet më të shpeshta. (Luksacioni, ose dalja e kyçit, është një humbje e kontaktit ndërmjet dy sipërfaqeve artikulare të kyçit).
Qëndrueshmëria e këtij kyçi përforcohet nga disa struktura të tjera, në formën e një këllëfi fibroz që zbret përgjatë kufirit të sipërfaqes glenoidale dhe legamentet që lidhin këtë zgavër me strukturat anatomike që rrethojnë kokën e humerusit.

Ky këllëf rrit sipërfaqen e kontaktit ndërmjet kokës së humerusit dhe zgavrës glenoidale, duke rritur thellësinë e kësaj të fundit.

Qëndrueshmërinë e këtij kyçi delikat, por shumë të lëvizshëm, e shtojnë edhe disa muskuj, të cilët nisen nga kocka e shpatullës dhe kapen në kokën e humerusit, duke formuar atë që njihet si këllëfi i muskujve rrotullues (supraspinat, subspinat, rotund i vogël dhe subskapular).

Në këtë seksion do të analizojmë sëmundjet kryesore të këtij kyçi kompleks, të tilla si sindromat nga fërkimi, të shpeshta në pacientët e moshuar,

shpatulla

dëmtimet e këllëfit të muskujve rrotullues, që vihen re edhe në popullata të reja dhe tek sportistët, luksacionet skapulo-humerale, patologji klasike e moshës së re, kalçifikimet, kapsuliti adeziv ose "shpatulla e ngrirë", artriti, dëmtimet akromio-klavikulare, dhe frakturat e qafës dhe kokës së humerusit.






| Ky sit u krijua nga Dorealda Dalipaj | Logua u dizenjua nga Renald Koxhaj |

Kushtet e perdorimit te permbajtjeve te ketij siti |



Kontrollet e vlefshmërisë në konformitet me standartet e World Wide Web Consortium (W3C):   CSS Valido! Valid XHTML 1.0 Transitional

ortopedia italiane tirane

Për të qëndruar sa më afër pacientëve tanë, OIT gjëndet në facebook!